MENU
klinika

Masakra në Bucha

Katër shtete evropiane përshkallëzojnë veprimet, mbyllin kufijtë me Rusinë

04.04.2022 - 12:17

Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia në 48-72 orët e ardhshme do të fillojnë procesin e izolimit të plotë nga Rusia.

Raportohet se kufijtë me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë do të mbyllen plotësisht, që do të thotë se komunikimi auto dhe i gjithë transporti do të bëhet i pamundur.

Ky përshkallëzim vjen ndërkohë që ndaj Rusisë, shtetet e Perëndimit po diskutojnë për forcimin e sanksioneve të mëtejshme. Masakra në qytetin Bucha, ku me dhjetëra trupa të pajetë u gjetën të shtrirë rrugëve është dënuar ashpër, duke e cilësuar si krim lufte.

Atë që ndodhi në qytetin pranë Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti gjenocid. Nga ana tjetër, Moska e ka mohuar, duke thënë se është “provokim” i Ukrainës.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!