MENU
klinika

Rrëfimi për futbollistin shqiptar

Sakrifica e Vojvodës në Ramazan, vrapon në 2 të natës

08.04.2022 - 13:12

Aktori Italian Mimmo Caruso ka rrëfyer për “Tuttosport” sakrificën e veçantë që Mërgim Vojvoda është duke kryer në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lojtari shqiptar është një besimtar i devotshëm i besimit musliman, prandaj ka vendosur të bëjë një sakrificë përgjatë këtij muaji.

Caruso tregon se mbrojtësi i Kosovës vrapon për 40 minuta në orën 2 të mëngjesit në parkun e qytetit. Gjithashtu Caruso jep një vlerësim tejet të madh për anën njerëzore të Vojvodës, teksa shprehet se rrallë herë ka njohur njerëz aq unik dhe human si ai.

“Ai vrapon natën në një park të qytetit. Këtë e ka bërë tashmë dy netë, duke dalë gjithmonë nga shtëpia në orën 2. Dhe fillon të vrapojë vetëm, për rreth dyzet minuta. Pastaj më merr në telefon.

Më merr në telefon ndërsa vrapon, ndaj i bëj pak shoqëri dhe ai emocionohet edhe më shumë. Nga ana tjetër, ju e dini se çfarë djalë i mirë është Mërgimi? Unë kam njohur vërtet shumë lojtarë. Me shumë prej tyre jam bërë shok dhe kur them shok, kam parasysh mik të vërtetë. Edhe familjet tona, gratë tona.

Miq edhe pas transferimeve të tyre në qytete të tjera. Dhe miq gjithashtu pasi përfunduan karrierën e tyre si futbollist. Por djem kaq … kaq … kaq të veçantë, kaq të veçantë nga ana njerëzore si Mërgimi, më besoni, nuk kam gjetur shumë në gjithë këto vite.

Mërgimi mbetet unik. Një djalë shumë i edukuar dhe një humanizëm i rrallë, me një ndjeshmëri dhe bujari të veçantë, në fakt”, – është shprehur Mimmo Caruso.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën