MENU
klinika

Rrëfimi i shokut të ekipit: Kishte emocione

“Kur Ronaldo bleu makinën e parë, nuk dinte ta ngiste”

08.04.2022 - 17:22

Cristiano Ronaldo në fillimet e karrierës si profesionist ka qenë ndryshe, edhe si futbollist. Vitali Kutuzov ka dhënë një pasqyrë të viteve të hershme të ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo te Sporting.

Lojtari i pensionuar bjellorus ka folur për dëshirën e Ronaldos për të qenë më i miri, e cila u shfaq edhe si 17-vjeçar. “Ne ishim dy fëmijë në një ekip kampionësh që i kishte fituar të gjitha. Ai ishte 17 vjeç dhe unë 21. Ai më pyeti për Milanin dhe se si ishte të stërvitesh me lojtarë të atij kalibri”, – tha Kutuzov.

Kutuzov vazhdoi të tregojë se si ka ndryshuar loja e Ronaldos që nga ajo kohë: “Ai gjithmonë ka dashur të përfundojë aksionet, edhe pse tani ai është një lojtar ndryshe. Në atë kohë ai ishte më shumë një driblues, sot ai është i kompletuar dhe kontribuon në çdo kuptim”.

Dyshja gëzonin një marrëdhënie të ngushtë dhe Kutuzov kujtoi kur Ronaldo ishte i emocionuar kur erdhi në stërvitje me makinën e tij të parë:

“Ne kemi ndarë dhomën shumë herë. Më kujtohet kur bleu makinën e tij të parë, një Mercedes që nuk dinte as ta ngiste. Por kënaqësia e tij kur mbërriti në stërvitje me një makinë që kishte blerë ishte e pabesueshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën