MENU
klinika

NBA

Phoenix mban këmbën në “gaz”, rikthehen Lakers

09.04.2022 - 13:50

Phoenix nuk ndal marshimin e tij këtë sezon, duke fituar sot 111-105 në fushën e Utah Jazz. Booker me 33 pikë vijon të jetë lider për Suns. Fitore për statistikë mori ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 120-101 Oklahoma City Thunder.

Tetë lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë, por kalifornianët kanë mbetur jashtë zonës play-off. Lakers po përpiqen të paktën të futen në zonën play-in në konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet skuadra e Miami Heat, që triumfoi 113-109 ndaj Atlanta Hawks, në një sfidë të ekuilibruar dhe ku u dallua Adebayo me 24 pikë. Fiton edhe skuadra e Dallas, që falë 39 pikëve e 11 rebound të Doncic mundi 128-78 Portland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën