Drejtori i zonës teknike të Milanit, Paolo Maldini, nuk i ka shpëtuar dot pyetjes së ditës te kuqezinjtë mbi negociatat e supozuara që po zhvillohen mes fondit arab “Investcorp” dhe “Elliott” për shitjen e shumicës së aksioneve në klub.
A e shet “Elliott” Milanin? Maldini përgjigjet: “Mund të ndodhë, por nuk e di kur”. Një marrëveshje e konfirmuar nga disa agjenci autoritare si dhe nga “Sky Nës Arabia”, e pa mohuar nga vetë përfaqësuesit e fondit amerikan. Nuk u mohua as nga Maldini, i cili pranoi se në një të ardhme pak a shumë të shkurtër, Milani mund të ndryshojë pronarin:
“Unë di pak, por është normale që në të ardhmen e Milanit mund të ketë shitje të tij. Nuk e di se kur do të jetë momenti. Pak ditë nga fundi, megjithatë, mendoj se është në interesin e të gjithëve që të përpiqemi dhe të mendojmë për fitimin e këtij kampionati. Kemi për të luajtur edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”.