MENU
klinika

Premier League, Java 32

Tottenham bie kur nuk pritej, vë në dyshim Champions

16.04.2022 - 15:31

Pikërisht kur pritej që Tottenham të “blindonte” vendin e katërt në Premier League, është mposhtur në shtëpi 0-1 nga Brighton dhe vë në dyshim pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ka qenë goli i Trossard në limitin e kohës së rregullt, ai që ka vendosur këtë duel të luftuar fort, por të diktuar kryesisht nga qasja traktike (loja e shahut) e dy trajnerëve.

Një disfatë e hidhur për londinezët e Conte, të cilët luanin para tifozëve të tyre dhe tashmë ndërlikojnë “kredencialet” për vendin e katërt në klasifikim. Në mbyllje të javës së 32-të të Premier League ekziston mundësia që Tottenham të barazohet me pikë nga “Topiçinjtë” ndërqytetas, duke e ndezur më shumë betejën për zonën “Champions”.

Kujtojmë se Arsenali ka dy ndeshje më pak se “Spurs” për momentin, ndërsa e shohin veten 3 pikë pas të besuarve të Antonio Conte. Pra, duke llogaritur dy fitore të mundshme në ndeshjet më pak se Tottenham, skuadra e Mikel Arteta ka shanse t’iu “tregojë targën” homologëve londinezë.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën