Liverpool edhe njëherë tjetër tregon forcën në këtë fund sezoni, sidomos ndaj Manchester City. Pasi barazoi 2-2 në Etihad, sot në të njëjtin stadium fitoi 2-3 dhe kalon në finale të FA Cup, teksa do të ndeshet me fituesin e ciftit Chelsea-Crystal Palace.
Konate hapi serinë e golave për “the reds”, që më pas shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Sadio Mane, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave dhe me një këmbë në finale.
Megjithatë “citizens” nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe Jack Grealish shënon menjëherë pas startit të pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 90’ është Bernardo Silva që hap ndeshjen, por pa rezultat.
Shtesa ishte vërtet emocionuese, me Manchester City-n që flirtoi dy herë me golin e barazimit, ndërsa në krahun tjetër Salah e Firmino humbën mundësinë e golit të katërt. Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-3, me Liverpoolin që kalon në finale.