Komisioni i Rithemelimit ka nisur procesin zgjedhor për kreun e degës në disa qytete këtë të dielë.
Procesi i votimit ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00 të mbrëmjes
Në Vlorë procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”, ndërkohë që kandidatët në garë janë Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj. Të drejtën për të votuar në këtë degë e kanë 1242 demokratë.
Nq qarkun e Gjirokastrës kandidatë janë Eri Shehaj dhe Daniel Sino, ndërsa të drejtën për të votuar e kanë 1200 demokratë.
Në Këlcyrë janë 570 anëtarë që do duhet të zgjedhin mes Arjan Kasajt dhe Kleanthi Gjikës.
Bujar Kapllani dhe Erald Çela garojnë për të drejtuar degën e PD në Memaliaj ndërsa mund të hedhin votën 30 anëtarë demokratë.
Në Tepelenë posti ndahet mes Malo Sadikaj me profesion avokat dhe mësuesit Vullnet Xhelili. Ndërsa në Përmet kandidatë janë Arson Lipe dhe Kiara Banushi, ndërkohë që pritet të votojnë 470 anëtarë të PD.
Edhe në Pogradec procesi zgjedhor ka nisur prej orës 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 ku kandidatët janë Genti Çela nga radhët e Forumit Rinor të PD prej dy vitesh sekretar organizativ në PD-në e Pogradecit, si dhe Kasem Galla i cili rikandidon për këtë post pasi e ka mbajtur atë edhe në vitet 2016-2019.