Pas humbjes në Europa League, Barcelona e pëson edhe në kampionat, duke humbur në shtëpi 0-1 me Cadiz. Një humbje që nuk ndikon shumë për renditjen, por magjia mbaroi pikërisht kur nuk duhej.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, 45′ e dyta të ndeshjes nisën me golin e ekipit mik që lufton për të siguruar mbijetesën. Një aksion që dukej totalisht i kontrolluar, por ka qenë një hutim total pasi fillimisht Ter Stegen niset për të dalë dhe ndalon.
Sulmuesi i Cadiz godet me kokë, gjermani pret, topi mbetet aty dhe afrohet Lucas Perez që e shtyn në rrjetë. Një përgjumje totale nga portieri te mbrojtja e ekipit të Xavi Hernandez. Më pas Barcelona dominoi totalisht, por pa mundur dot as të barazonte.