NBA ka vijuar me ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të play-off. Në Lindje, skuadra e Philadephias udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Toronto Raptors, duke fituar sot 112-97.
Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid autor i 31 pikëve dhe Maxey me 23 pikë. Për kanadezët u dallua Anunoby me 26 pikë.
Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve e dhe skuadra e Golden State, që mposhti 126-106 Denver Nuggets. Sfidë e komanduar nga skuadra e Warriors, ku u dallua Curry me 34 pikë. Ai e nisi ndeshjen nga stoli, por tregoi se është gjithnjë lider, mbështetur edhe nga Poole me 29 pikë. 26 pikët e Jokic për Denver mbetën për statistikë.
Barazim 1-1 me ndeshje mes Dallas Mavericks dhe Utah Jazz. Skuadra teksane fitoi sot 110-104 ndaj Jazz, në një duel të ekuilibruar përgjatë gjithë kohës. Mitchell realizoi 34 pikë e Bogdanovic 25, por që s’mjaftuan për miqtë. Në kahun tjetër, Brunson me 41 pikë ishte i magjishëm në parket për Dallas.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta, (1-0)
Philadelphia – Toronto, 112-97 (2-0)
Milwaukee – Chicago, (1-0)
Boston – Brooklyn, (1-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans, (1-0)
Dallas – Utah Jazz, 110-104 (1-1)
Golden State – Denver, 126-106 (2-0)
Memphis – Minnesota, (1-0)