MENU
klinika

NBA, play-off

Pelicans surprizojnë Suns, Miami nuk njeh pengesa

20.04.2022 - 11:21

Vijojnë ndeshjet çerekfinale të play-off në NBA, ku në përballjet e dyta ka pasur surpriza. Ekipi i Phoenix Suns, që regjistroi rekordin më të mirë gjatë sezonit të rregullt, u mund 125-114 në fushën e tij nga New Orleans. Ingram me 37 pikë e McCollum me 23 befasuan vendasit, për të cilët Booker realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Barazim 1-1 me ndeshje mes Memphis dhe Minnesotas, me vendasit që fituan 124- 96, në një sfidë të komanduar totalisht. Vendimtar për Memphis lojtarët e stolit, që realizuan plot 70 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Në Lindje, ekipi i Miami Heat udhëheq 2-0 serinë, pas fitores 115-105 arritur ndaj Atlanta Hawks. Bogdanovic me 29 pikë e Young me 25 u përpoqën të mbajnë në lojë miqtë, por pa sukses. Për Miamin shkëlqeu Butler, autor i 45 pikëve, lider në fushë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, 115-105 (2-0)

Philadelphia – Toronto, (2-0)

Milwaukee – Chicago, (1-0)

Boston – Brooklyn, (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans, 114-125 (1-1)

Dallas – Utah Jazz, (1-1)

Golden State – Denver, (2-0)

Memphis – Minnesota, 124-96 (1-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën