Pas Gerard Pique, edhe Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) dhe Andreu Camps, sekretari i përgjithshëm, u shfaqën për më shumë se dy orë për të dhënë shpjegime pas audios së publikuar nga “El Confidencial” në lidhje me dërgimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të financave të majme.
Presidenti i RFEF këmbënguli se pas këtyre publikimeve fshihet një “mafie”. Ai tha se kishte frikë që mund t’i vendosin edhe ndonjë thes me kokainë në bagazhin e makinës (deri në tri herë e theksoi këtë gjatë konferencës për shtyp).
Ai denoncoi krimin e vjedhjes së informacionit nga celulari personal. Pique ka dhënë tashmë shpjegime të hënën mbrëma, në të njëjtën ditë që “El Confidencial” publikoi audiot e para dhe këtë të mërkurë i erdhi radha Rubiales, i cili ka hequr shpjeguar menaxhimin e RFEF dhe e ka vërtetuar marrëveshjen me arabët me të dhëna ekonomike:
“Nëse më lejoni dhe duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, kam marrë disa deklarata nga ministri sa ishim në këtë konferencë për shtyp dhe dua ta falënderoj. E rëndësishme këtu është se më kanë vjedhur informacionin e telefonit. Unë ju them dhe juve si gazetarë që, nëse keni ndonjë pyetje, na telefononi për sqarime.
Kur ka informacione të rreme duhet t’i korrigjoni, por ky proces professional është për njerëzit e ndershëm. Të gjithë miqtë e mi më kanë quajtur Rubi. Ai i “El Rubit” që kam dëgjuar nga ju sikur të ishte një pseudonim kriminal… Kërkoj respekt”.
Mbi audion me Piqué për të bindur Aganzo, presidenti i RFEF sqaroi: “Ne flasim drejtpërdrejt me AFE. Dhe është shumë normale të flasësh drejtpërdrejt me futbollistët, e shoh normale. Për mua nuk ka asnjë rëndësi. Ne nuk e fshehim atë që kemi biseduar, nuk e di nëse Piqué e fsheh apo jo. Ato janë disa audio të një bisede njerëzore. Jemi njerëz të ndershëm”.
Më pas pyetja mbi negociatat me vendet e tjera: A do të luhet sërish në Spanjë, Superkupa? “Iu referohesha negociatave. Vetëm oferta nga Arabia mbërriti sipas kushteve që prisnim. Unë punoj për futbollin spanjoll dhe në futbollin spanjoll janë 1.100.000 licenca, nga të cilat vetëm rreth 1.000 i përkasin divizionit të parë apo të dytë, ku ka një nivel modest ekonomik.
Të tjerat janë gara kombëtare joprofesionale ose territoriale. Si president duhet të mendoj edhe për klubet e varfra, që të jenë më pak të varfra. Ne po përpiqemi të fitojmë para duke i zhvilluar finalet e Superkupës ku paguajnë mirë. Ne po përgatitemi me Portugalinë për të pritur Kupën e Botës 2030. Gjej rastin të kërkoj mbështetje nga media. Dhe për këtë duhet shumë diplomaci politike.
Është një debat shumë i bukur futbollistik, por unë jam këtu për të mbajtur përgjegjësi. Ato po i bëjnë një dëm futbollit spanjoll nëse vazhdojnë në këtë linjë. Iu kërkoj që të ndihmojnë dhe të zbulohet e vërteta. Kjo është edhe çështje policie.
Unë i cilësoj si mafiozë apo kriminelë ata që kanë vjedhur informacionin në telefonin tim dhe e kanë përdorur me interes të rremë. Personalisht nuk marr komisione, as juridike dhe as ilegale. Sigurisht që jam i lënduar. Si do të ndiheshit ju po t’ju vidhnin informacionin e jetës, bisedat private.
Sigurisht që e kualifikoj si veprim mafioz. Nuk mendoj se mund të jetë krijuar e gjitha kjo nga një person i vetëm. Kjo është një organizatë kriminale, një mafie…Quajini si të doni. E konsideroj veten si në një kanal, me një të shtënë në pjesën e pasme të kokës. Pse jo, me këto gjëra mafioze mund ta shoh veten edhe me një thes kokaine në makinë.”