Rey Manaj gjen përsëri rrugën e rrjetës në Serie A, duke shënuar në sfidën ndaj Torinos, por Spezia humb 2-1. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë si titullar ndaj torinezëve ku në portë ishte Milinkovic-Savic dhe jo Berisha.
Torino shënoi dy herë me anë të Lukic, duke ndalur më pas iniciativat e Spezias drejt portës. Por në fund Manaj ia doli të fitonte një penallti, edhe pse fillimisht u mendua se kishte qenë në pozicion jashtë loje.
VAR gjithsesi konfirmoi pozicionin e tij të rregullt e kështu, sulmuesi i përfaqësueses goditi nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 97 të sfidës një gol që më tepër i vlen për statistikat personale pasi sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Torinos.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të drekës, Atalanta ka mundur me shifrat 3-1 në transfertë Venezian, në një duel ku Berat Gjimshiti ishte titullar që nga minuta e parë.