Manchester City ka marrë një fitore bindëse në javën e 34-t të Premier League në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Watford-it. Gjithçka e lehtë për skuadrën e Pep Guardiola, që kryeson kampionatin anglez me një avantazh prej katër pikësh ndaj Liverpool-it, por Të Kuqtë kanë një ndeshje më pak.
Protagonisti i sfidës së luajtur në Etihad Stadium ka qenë Gabriel Jesus, për të cilin është thënë gjatë kësaj jave se ishte nxjerrë në shitje nga Pep Guardiola. Braziliani është kundërpërgjigjur duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asist në 53 minuta.
Goli i miqve, që kanë ngushtuar përkohësisht rezultatin 2-1, është realizuar nga Kamara në minutën e 28-të të pjesës së parë. Një fitore që i bën shumë mirë moralit të kampionëve në fuqi të Anglisë, të cilët do të luajnë në mesjavë gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Real Madrid.