Inter është rikthyer në krye të Serie A, teksa kanë kaluar me lehtësi edhe Romën. Zikaltrit fituan 3-1 në “Meaza” dhe marshojnë drejt titullit te dytë kampion radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk ka patur histori, me Inter-in që ka dominuar nga minuta e parë tek e fundit. Një dominim që ka sjellë dy gola për skuadrën e Simone Inzaghi-t.
Dumfries ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 30-të pas një asisti perfekt të Calhanoglu. Dhjetë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për milanezët. Marcelo Brozovic ka finalizuar me një goditje perfekte një aksion të shpejtë të skuadrës.
Por vendasit nuk do të ndaleshin këtu, në 52’ vjen goli i tretë dhe i kapitullimit të Romës. Është Lautaro Martinez që realizon pas asistit të Calhanoglu. Miqtë romanë u munduan të futen në lojë në minutën e 85’ me Mkhitaryan, por ishte shumë vonë për të marrë qoftë një pikë.