MENU
klinika

“Ishte në depresion?”

Anaidi flet për gjendjen e Donaldit në BBV

24.04.2022 - 15:14

Ish-konkurrenti i një prej edicioneve të kaluara të ” Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, u kthye sërish në vëmendjen e mediave me ndodhitë e “BBV”.

Vazhdimisht ai i bëri surpriza dhe i futi mesazhe mbështetëse Donaldit brenda shtëpisë me dron, madje edhe u dënua nga produksioni për veprimet e tij.

Së fundmi, Anaidi ka treguar se në fakt e ka kuptuar gjendjen e rënduar psikologjike të Donaldit, pasi edhe vetë e ka përjetuar një eksperiencë të tillë dhe e njeh më mirë formatin.

Ish-banori është shprehur se Donaldi po kalonte një depresion të lehtë.

“Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte.

Dhe i dërguam një lloj sinjali i cili përveç se nuk ka dha asnjë ‘feedback’ pasi dhe unë se kam takuar akoma Donaldin që kur ka dalur nga shtëpia por prej asaj kemi marrë dhe ‘ban’ nga institucioni ku zhvillohej dhe “spektakli i psikiatrisë” sepse ashtu e quaj.”- u shpreh Anaidi.