Chelsea vuajti shumë sot në derbi përballë West Ham, por në fund ia doli të fitojë 1-0 dhe të “blindojë” vendin e tretë në Premier League. Goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 90-të.
Londinezët vuajtën jo pak edhe në këtë derbi, teksa zgjidhja erdhi vetëm në minutën e 90’, me amerikanin Pulisic, që ia doli të dërgojë topin në rrjetë e t’i japë tre pikët Chelsea-t, që blindon pozitat në vendin e tretë.
Vlen të theksohet se në minutën e 86’ West Ham mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj Dawson, që shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi italiani Jorginho, i cili konfirmoi momentin e vështirë që po kalon këtë sezon.
Ndërsa Armando Broja, pas disa ndeshjesh si titullar, kësaj here nuk është preferuar nga trajneri ta nisë nga minuta e parë. Sulmuesi i Kombëtare shqiptare ka hyrë në lojë në 79’, ndërsa Southampton arriti ta barazojë 2-2 në fushën e Brighton.