MENU
klinika

Champions League

Liverpool nuk fal, me një këmbë në finale

27.04.2022 - 22:59

Liverpool ka fituar 2-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Villarreal. Për këtë sfidë të Anfield, rezultati nuk tregon gjithçka, pasi të zotët e shtëpisë vuajtën jo pak.

Kërcënimi i parë i të kuqve do vinte në minutën e 14-të. Një goditje e Diaz nuk shkon në rrjetë dhe gjen vetëm portierin kundërshtar Ruli. Në minutën e 19-të, Danjuma nis një top tejet interesant në zonë për dikë nga shokët e ekipit, por anglezët spastrojnë zonën.

Vendasit e nisën më së miri pjesën e dytë. Dy gola të shënuar shumë shpejt, respektivisht në minutat 53’ dhe 55-të u dhanë qetësinë e duhur atyre. Goli i parë erdhi falë Estupinan që realizoi aksidentalisht në portën e vet, ndërsa i dyti mban firmën e Mane.

Livepool i afrohet disa herë golit të 3-të, por pa konkretizuar dot. Ndeshja e kthimit do luhet me 3 maj, në Estadio de Ceramica, që sheh më afër finales të kuqtë anglezë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën