MENU
klinika

NBA

Bucks dhe Warriors kalojnë në gjysmëfinale të play-off

28.04.2022 - 11:27

Shkon në katër numri i skuadrave gjysmëfinaliste të play-off në NBA. Pas Miamit dhe Boston, edhe skuadra kampione në fuqi e Milwaukee Bucks avancon më tej nga Konferenca e Lindjes.

Bucks fituan 116-100 ndaj Chicago Bulls. Ndeshje e komanduar dhe fitore e merituar nga vendasit, që e mbyllën 4-1 serinë e çerekfinaleve. Antetokounmpo me 33 pikë ishte lider për Milwaukee, që në gjysmëfinale do të luajë ndaj Boston.

Në Perëndim, një biletë për në gjysmëfinalet e play off-it ka siguruar edhe ekipi i Golden State, që mposhti me vështirësi 102-98 Denver Nuggets dhe fitoi 4-1 serinë e takimeve.

Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dallua i zakonshmi Stephen Curry, autor i 30 pikëve. Po 30 pikë e 19 rebound realizoi edhe Doncic për miqtë, por që nuk mjaftuan. Golden State do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Memphis-Minnesota, me Grizzlies që udhëheqin 3-2 në çerekfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën