Pas dy vitesh pandemi, Met Gala 2022 do të mbahet sërish sipas traditës, të hënën e parë të majit në New York. Tema këtë vit “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, është ndërtuar rreth parimeve të stilit amerikan dhe feston heronjtë e dizajnit amerikan.
Met Gala 2022 do të zhvillohet të hënën në 2 maj duke paraqitur vëllimin e dytë në një ekspozitë me dy pjesë të “Institutit të Kostumeve”. E para u hap më 18 shtator dhe u parapri nga “Met Gala 2021” më 13 shtator.
Organizuar dhe drejtuar nga Anna Wintour që nga viti 1995, Met Gala është kthyer në një festë vjetore shumë të pëlqyer të modës. E konsideruar si një mbledhje fondesh për “Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit”, vit pas viti ngjarja mbledh shuma të mëdha.
Por cfarë ndodh në brendësi të “Met Gala”? Me pak fjalë: është një sekret. Për këtë arsye, të ftuarit duhet t’i përmbahen rregullave pa telefon (dhe rrjedhimisht, pa media sociale). Megjithatë, rregullat u thyen në mënyrë të famshme nga një grup që pinin duhan dhe bënin selfie në banjë në vitin 2017.
Kjo gala zakonisht pret rreth 600 pjesëmarrës por deri në mbrëmjen para ngjarjes, lista e të ftuarve është top sekret. Por disa nga emrat më të mëdhenj të artit marrin pjesë rregullisht – nga Beyonce dhe Lady Gaga te Madonna dhe Rihanna.
Vitin e kaluar, Vogue transmetoi drejtpërdrejt Met Gala në faqen e saj të internetit. Adhuruesit e modës do të mund të ndjekin edhe një herë të gjithë mbrëmjen në transmetimin e drejtpërdrejtë të Vogue për vitin 2022.
Dhe pse jo të gjithë të ftuarit që marrin pjesë vishen në përputhje me temën, prisni me padurim një sërë talentesh amerikanë të përfaqësuar, duke përfshirë ata si Tom Ford, Marc Jacobs dhe Prabal Gurung.
Ndërkohë që presim deri të hënën po ju sjellim ndërkohë disa nga veshjet dhe personazhet më të pëlqyer këto vitet e fundit.
Dua Lipa
Gigi Hadid
Kendall Jenner
Blake Lively
Rihanna
Billie Eilish