Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviç, ka deklaruar se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige dhe se Rusia po e shfrytëzon në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë të dhënë për mediat serbe ai ka theksuar se është e nevojshme që Serbia të jetë pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.
Ndërkohë në lidhje me pyetjen për marrëveshjen e re të gazit të Serbisë me Rusinë, ai tha se askush nga Evropa nuk do të kritikonte qeverinë aktuale për negocimin e marrëveshjeve të mëtejshme.
Ndër të tjera ai ka theksuar se BE-ja duhet të gjejë një sistem që Serbia të arrijë pavarësinë nga gazi rus.
“Sanksionet nuk prekin vetëm Rusinë, ato na prekin edhe neve. Serbia duhet të zgjedhë anën e duhur në një farë mënyre dhe të marrë përsipër një përgjegjësi të caktuar. Gazi është nuk është një çështje vetëm për ngrohjeje, mendoj se askush nga Evropa nuk do ta kritikojë qeverinë aktuale për vazhdimin e negociatave për marrëveshje të mëtejshme, por do të monitorohet nga afër nëse thjesht nuk ka alternativë tjetër apo sepse dëshiron të ulet në dy karrige. Ka ardhur koha për ne në Evropë se nuk mund të jemi më neutralë, por duhet të vendosim se cilën anë të mbajmë”, është shprehur ai.
Sipas Juratoviç, serbët janë të vetëdijshëm se Rusia po e përdor në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Lufta është një realitet, nuk është vetëm e kaluara e shekullit të XX-të dhe ne duhet të kujdesemi për sigurinë e BE-së, dhe Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm këtu. Ai nuk është ende pjesë e BE-së, ka ende shumë probleme në rajon, se Ballkani Perëndimor nuk është kërcënim për Evropën”, ka shtuar Juratoviç.
Gjithashtu zyrtari gjerman ka thënë se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa politikanë gjermanë i toleruan pikëpamjet e tilla të Vuçiçit dhe e lavdëruan atë si reformator, duke e shpërfaqur atë që po ndodh brenda Serbisë dhe se, nga ana tjetër, ai duhet të jetë i vendosur tani.
Deputeti gjerman thotë se është i mendimit, duke e ditur situatën në Serbi, se Vuçiç dhe “stabilokracia e tij” nuk janë aq të forta sa opozita dhe demokracia është e dobët.