MENU
klinika

"Meta ishte zgjedhja më e gabuar"

Balla nga Lushnja: Presidenti, jo nga PS!

05.05.2022 - 12:22

Nga Lushnja ku ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Taulant Balla foli edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit tha se një President i mirë duhet të jetë një emër që të pranohet nga gjithë shqiptarët.

” Mendoj që një President nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thënë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë nje president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse keshtu e ka përcaktuar Kushtetuata, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet.

Balla konfirmoi se raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të zhvillohet më 16 Maj.

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë16 Maj dhe unë besoj që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlametare të opozitës për t’i dhenë Shqipërisë një President të të gjithë shqiptarëve.” – deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin