MENU
klinika

Intervista e këngëtares për prestigjiozen “Vogue”

Dua Lipa thotë në shqip shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj

11.05.2022 - 11:03

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Tashmë ajo ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia”, ku po mban koncertet e saj një pas një.

Mirëpo, së fundmi, Dua ka qenë pjesë e intervistës së famshme të “Vogue”, konkretisht në rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën”.

Këngëtarja ka bërë një mori deklaratash gjatë pyetjeve. Ajo ka folur për familjen e saj, jetën personale dhe atë profesionale.

Ndër të tjera, Dua Lipa ka thënë se është “single”.

Mirëpo ajo nuk është kursyer aspak që të tregojë edhe shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating”. Jo vetëm kaq, por ajo tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë.

Madje, përgatit shumë ushqime tradicionale shqiptare.

Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se këngën e saj të parë e ka shkruar rreth moshës 4 ose 5 vjeçe për nënën e saj në gjuhën shqipe.

Dua asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj, përkundrazi, në shumë intervista ajo ka folur edhe shqip.

Kujtojmë që ylli me famë botërore ka qenë në një lidhje me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa shumë na krenon kjo vajzë!

Falë Dua Lipës, vjen shqip “Puma”