Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla, i ka bere ftese tre kryetareve te grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu qe te ulen te diskutojne per presidentin e ri te vendit me emra konkrete.
“Jemi gati në çdo moment nga sot të ulemi e diskutojmë për kriteret profilin që duam të ketë presidenti por tashmë me emra konkretë. Janë të mirëpritur na duhet një president i gjithë shqiptarëve. Ky është kushti i vetëm”, tha Balla.
Taulant Balla: Jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës.
Thirrja ime për Alibeajn, zonjën Doda e zotin Mediu është që koha që kemi deri në datën 15 ora 16:00 ku është momenti i depozitimit të kandidaturave është e shkurtër.
Kemi marrë shumë kohë. Gatishmëria jonë e tre përfaqësuesve për të negociuar ka qenë e është bërë publike prej ditësh.
Mirëpres përgjigje nga ana e tre kryetarëve të grupeve parlamentare me të cilët ne jemi gati të negociojmë.
Secila palë mund të vijë me përfaqësuesit e vet.
Ka pasur propozim për të qene tre grupet bashkë. Jemi gati në çdo moment nga sot të ulemi e diskutojmë për kriteret profilin që duam të ketë presidenti por tashmë me emra konkretë. Janë të mirëpritur na duhet një president i gjithë shqiptarëve. Ky është kushti i vetëm.