Kush do mendonte se disa video për kujdesin e lëkurës mund të shkaktonin kaq shumë drama? Si fillim ishte Hailey Bieber që postoi disa video në TikTok ku tregonte rutinën e saj. Vetëm pak orë më vonë Selena Gomez ndau një klip të ngjashëm në rrjetin social dhe disa ndjekës nxituan të bënin supozime për qëllimin që qëndronte pas videos së saj.
Komentuesit nuk ngurruan dhe menjëherë nisën me supozimet se ajo e ka bërë qëllimisht këtë video.
Megjithatë Selena e bëri të qartë se nuk ishte ky rasti. “Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor. Nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë më vjen keq. Nuk kisha qëllim të keq dhe videoja do fshihet së shpejti”– u shpreh ajo.
Selena më vonë çaktivizoi komentet nën videon e saj. Megjithatë, shumë fansa i dolën në mbrojtje pasi ajo ndau një postim të ri duke i thënë se nuk kishte nevojë të kërkonte falje pasi nuk ka bërë asgjë të keqe.
Shpeshherë fansat janë përpjekur t’i vënë Selenën dhe Hailey-n kundër njëra-tjetrës për lidhjet e tyre me Justin Bieber, këngëtarja dhe modelja kanë treguar herë pas here se nuk kanë armiqësi mes tyre nëpërmjet postimeve në mediat sociale.