MENU
klinika

Nga vendlindja, te debutimi me Kombëtaren

5 gjërat që duhet të dini për Kristjan Asllanin

20.05.2022 - 13:27

Kristjan Asllani është një nga emrat më të lakuar në Serie A, i shumë kërkuar edhe në tregun e transferimeve. Calciomercato.com në rubrikën e tyre “5 gjërat që nuk dini për të…”, ka përzgjedhur këtë herë pikërisht Asllanin:

1-Asllani ka lindur në Elbasan, më 9 mars 2022, kur ishte vetëm 2 vjeç së bashku me familjen e tij zbarkoi në Itali, u vendosën në Buti, një provincë në Pisa.

2-Protagonist absolut në suksesin e Empolit për të rinjtë në sezonin 2020-2021, debutoi më pas si profesionit më 13 janar të atij sezoni, në një ndeshje Kupe kundër Napoli.

Në shtator 2021 debutoi për herë të parë në Serie A, më 6 mars realizoi golin e tij të parë, kundër Inter në “San Siro”. Për ironi të fatit, Inter dhe Napoli janë dy skuadra që kërkojnë shërbimet e tij, në këtë garë është përfshirë së fundmi edhe Milan.

3-Empoli i dhuroi një fanellë titullari në mesin e sezonit, atëherë kur Ricci vendosi të kalojë te Torino.

4-Debutoi me përfaqësuesen shqiptare më 26 mars 2022, në miqësoren kundër Spanjës. Trajneri Edy Reja e ka këshilluar të kalojë te Napoli: “Është një djalosh shumë interesant, për mua është i destinuar për një klub të madh. Nëse De Laurentiis do të më pyeste, do ia këshilloja.”

5-Besimi i Andreazzoli është thelbësor, por trajneri i Empolit përpiqet ta mbajë me këmbë në tokë: “Është i ri, sapo ka mbaruar së piri qumësht. Duhet të jetë i qetë, ka të gjithë karakteristikat për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lamtumira e sulmuesit napolitan

Insigne mbledh shokët, Hysaj: Paç fat vëlla!