MENU
klinika

Kunjat në dhomat e zhveshjes dhe përfshirja e miqve VIP

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

22.05.2022 - 11:24

Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm.

Flasim për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afërt. Dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.

Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”. Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Leonora Jakupi tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar, me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.

Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave ka ngrirë, duke mos pasur më asnjë kontakt. Por teksa përpara kamerave u shfaqën së bashku në eventin e realizuar, miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë më e tensionuar sesa dukej. Duke qenë se të dyja artistet ishin muzat e stilistit, iu desh të ndanin së bashku një kohë të gjatë.

Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar.

Duket se ditët e fundit një tjetër raport delikat i Norës është thyer përfundimisht. Nora dhe Roberti janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre miqësore që kishin pas ndarjes, por tani duket se kjo marrëdhënie nuk është më njësoj dhe shkak duket të jetë bërë deklarata e fundit e Robertit. Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke kuptuar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze.

Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh. Mirëpo, kjo romancë e re duket se ka prishur raportin e Robertit me ishbashkëshorten e tij Nora Istrefin. Kjo e fundit nuk e ndjek më këngëtarin në “Instagram”. Ish-çifti ka rrëfyer se dhe pas ndarjes ata do të ruanin ende raporte të mira së bashku, por ky veprim i fundit tregon se diçka ka ndryshuar.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure