MENU
klinika

"Roland Garros"

Surpriza që në start, eliminohen 2 emra të njohur

23.05.2022 - 11:44

Ka startuar grand slam i Roland Garros në tenis, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè që luhet në Paris. Në takimet e para për meshkuj, spikat fitorja e tenistit gjerman Alexander Zverev. Numri 3 në botë mposhti 3-0 (6-2, 6-4, 6-4) austriakun Sebastian Ofner.

Po 3-0 (6-4, 6-2, 6-0) fitoi edhe spanjolli Carlos Alcaraz, që eliminoi argjentinasin Juan Ignacio Londero. Eliminohet nga gara edhe austriaku tjetër Dominic Thiem, që u mund 3-0 nga Hugo Dellien i Bolivisë. Avancojnë më tej bullgari Grigor Dimitrov, amerikani John Isner, kroati Borna Coric, kanadezi Felix-Augier Aliassime si dhe italiani Fabio Fognini.

Te femrat, surprizë eliminimi i Ons Jabeur e Tunizisë, numri 6 në botë, që u mund 2- 1 (3-6, 7-6, 7-5) nga polakja Magda Linette. Avancon më tej tenistja greke Maria Sakkari, numri 4 në botë, por eliminohet fituesja e vitit 2016, spanjollja Garbine Muguruza.

Muguruza u mund 2-1 (2-6, 6-3, 6-4) nga Kaia Kanepi e Estonisë. Avancojnë në raundin e dytë edhe tenistet amerikane Sloane Stephens e Cori Gauff, kanadezja Leyla Fernandez si dhe zvicerania Belinda Bencic

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon