23.05.2022 - 21:37
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, ka shënuar sërish në Austri, kësaj radhe përballë LASK, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it për pjesëmarrjen në Conference League.
23-vjeçari shënoi një gol fantastik me kokë, i cili kërceu mbi të gjithë lojtarët kundërshtarë dhe e dërgoi sferën në rrjetë, të pamundur për t’u ndalur nga portieri.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Vrioni asistoi dhe golin e dytë për skuadrën e tij. Tiroli fitoi kështu me shifrat 2-0 dhe me këtë rezultat do të shkojë në finalen e “playoff”-it për një vend në Evropë, ku përballë do të ketë Rapid Viena.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Një sezon i mrekullueshëm”