“Luan apo jo Kumbulla, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë, ai është e vetmja gjë që i lidh me finalen”, kështu u shpreh Jose Mourinho pak ditë më parë duke i bërë thirrje tifozëve shqiptarë që të mbështesin Romën.
Për yllin kuqezi kjo finale është unike, as në ëndrrat më ekstreme nuk e kishte menduar diçka të tillë, por fati e desh që të shijonte një finale me Romën pikërisht në “Air Albania”, në shtëpinë e tij.
Pas Mourinho-s, edhe Marash Kumbulla ka dërguar së fundmi një mesazh për tifozët shqiptarë: “Po kthehem në shtëpi, na përkrahni në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe Forca ROMA!”, shkroi mbrojtësi kuqezi.
View this post on Instagram
Në video, shihet se Kumbulla është fillimisht me fanellën e Kombëtares shqiptare, e më pas me fanellën e Romës. Këto janë detaje që për Mourinho-n kanë pak rëndësi, sipas mediave italiane, nuk pritet që qendërmbrojtësi kuqezi të jetë titullar në finalen kundër Feyenoord.
Në portë, Rui Patricio është i paprekshëm, ashtu si edhe treshja e mbrojtjes, Mancini, Smalling, Ibanez. Në krahë Zaleëski dhe Karsdrop ndërsa Cristante dhe Oliviera në mes. Pellegrini dhe Zaniolo do të jenë në mbështetje të Abraham.