MENU
klinika

I huazoi këngën

Sa mijëra euro pagoi këngëtarja serbe për këngën e Ronela Hajatit!

25.05.2022 - 10:14

Ronela Hajati vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, që pas përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision. Mirëpo, karriera e saj është mjaft e suksesshme, ku ajo ka publikuar hite të njëpasnjëshme.

Së fundmi, këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar zhurmë në industrinë muzikore në Serbi. Ajo ka publikuar albumin e saj që titullohet “Balkanija”.

Një ndër këngët e saj që u bë hit menjëherë është “Dubai”.

Nova.rs shkruan se kënga e saj është një “cover” i këngës “Leje” të Ronela Hajatit.

Albumi i Tairovic po merr një vëmendje të madhe, kjo për shkak të hiteve të përpunuara nga Bullgaria, Greqia por edhe Shqipëria.

Mirëpo, thuhet se këngëtarja serbe ka paguar 10 mijë euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit.

Nga ana tjetër, Ronela megjithëse nuk arriti të shkonte në finalen e Eurovision, së fundmi ajo ka bërë me dije se do i rikthehet fuqishëm muzikës. “Unë do të punoj shumë fort këtë vit saqë kur unë të marr pushimet, do ta hedh telefonin tim në fund të oqeanit” , shkruante më herët Ronela.

Më herët, Ronela pati edhe një reagim ndaj kritikave për performancën e saj në Eurovision, ku shkruante: “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Askujt nuk i intereson për mua”

Habit Ronela Hajati: “Jam vetëm”


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure