Finalja e Champions League ka dhuruar spektakël në 45 minutat e para, pavarësisht se nuk është shënuar asnjë gol. Në finalen që luhet në Paris, Liverpool kërkon për të shtatën herë triumfin, ndërsa Real Madrid për të 14-n.
Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë si pasojë e mos hyrjes në kohë të tifozëve, kryesisht atyre anglezë. Liverpool dominoi totalisht në pjesën e parë dhe për nga rastet duhej të kishte shënuar.
Salah dy herë provoi, por priti i sigurtë portieri i Real. Më pas ishte Mane që goditi shtyllën, por një meritë ka edhe Courtois që e devijoi. Gardiani belg nuk surprizohet as nga goditja me kokë e Salah. Real shënon në fundin e pjesës e parë me Benzema, por VAR ia anulon për jashtë loje.