Për fitoren e Real Madrid përballë Liverpool në finalen e Champions-it, ka folur dhe presidenti i “Los Blancos”-ave, Florentino Perez, i cili nuk i ka kursyer elozhet për lojtarët e tij, por edhe me një kunj për Mbapenë, i cili zgjodhi të qëndronte te PSG-ja dhe jo të transferohej te Reali i Madridit.
“Jam i qetë dhe i lumtur. Të gjithë punuam fort gjatë gjithë sezonit, për të arritur një situatë si kjo që ndodhemi tani. Reali i Madridit gjithmonë do të punojë fort për të pasur lojtarët më të mirë, por sot Mbape është harruar.
Asgjë s’ka ndodhur, Reali i Madridit ka pasur një sezon perfekt dhe ai problem tashmë është harruar, tani ka vetëm festë të Realit”, ishin fjalët e presidentit 75-vjeçar. Ky është trofeu i gjashtë për Realin e Madridi gjatë epokës së Florentino Perezit si president.