29.05.2022 - 20:41
Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, për fitoren në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.
Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në Facebook, videon e provës së fundit të sportistes shqiptare në stilin e shtytjes ku Veli ngriti 113 kg.
Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg.
Peshëngritësja shqiptare u shpall Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shkëlqen shtangistja shqiptare