Nga 10 grupet e kualifikueseve të Europianit kalojnë dy vendet e para të çdo grupi për të formuar 20 ekipet që kualifikohen në Europian dhe katër të tjerat dalin nga “play off”-i i Ligës së Kombeve.
Nëse nga kualifikueset e Europianit do të kalojnë 16 skuadrat e Ligës A, që praktikisht janë kombëtaret e mëdha, atëherë 4 skuadrat e tjera do të jenë ato që janë pozicionuar më mirë në çdo grup të Ligës B, praktikisht vendet e para të grupit.
Por edhe pas kësaj mbeten edhe katër ekipe të tjera që do të shkojnë në “play off”-in e Europianit, që sipas formatit aktual shkojnë vendet e dyta të grupeve në Ligën B.
Kështu që, edhe nëse Shqipëria nuk fiton grupin në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Islandën, edhe vendi i dytë në grup mund ta kualifikojë për në “play off”.
Cili skenar mund ta shmangë këtë? E vetmja mundësi që ky skenar të mos funksionojë është që një nga ekipet që pozicionohen në Ligën C apo D të Ligës së Kombeve të zërë vendin e parë apo të dytë në kualifikueset e Europianit.
Shqipëria luan dy ndeshjet e para ndaj Islandës dhe Izraelit por në rast të rezultatit negativ në këto dy ndeshje, është e kotë pastaj të mbash shpresa te Liga e Kombeve.