Surprizat e para për meshkuj në grand slam të Roland Garros kanë ardhur në ndeshjet e fundit të raundit të katërt. Nga gara për titull janë larguar numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev dhe numri 5, greku Stefanos Tsitsipas.
Medvedev u mund 3-0 (6-2, 6-3, 6-2) nga kroati Marin Cilic, në një ndeshje të dominuar nga ky i fundit. Ndërsa Tsitsipas u mund 3-1 nga danezi Holger Noedskoc Rune (7-5, 3-6, 6-3, 6-4), në një sfidë ku greku zhgënjeu në fushë.
⚡ A lightning-fast three set win by No.20 @cilic_marin tonight:#RolandGarros pic.twitter.com/vkEWoNVcvc
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 30, 2022
Në çerekfinale shkon edhe rusi Andry Rublev, që përfitoi nga tërheqja e italianit Sinner, i dëmtuar, kur rezultati i seteve ishte 1-1. Avancon më tej edhe norvegjezi Casper Ruud, numri 8 në botë. Ai mundi 3-1 polakun Herbert Hurkacz (6-2, 6-3, 3-6, 6-3).
Te femrat, numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek, mundi 2-1 me përmbysje kinezen Qinwen Zheng (6-7, 6-0, 6-2). Më tej avancojnë edhe rusja Daria Kasatkina (2-0 ndaj C.Giorgi), amerikania Jessica Pegula (2-1 ndaj I.Begu) dhe rusja Veronika Kudermetova (2-1 ndaj M.Keys).