MENU
klinika

Finalja e NBA

Finalistët 4300 km larg, cili cep i Amerikës do fitojë?

01.06.2022 - 13:40

Titulli kampion në NBA për sezonin 2021-2022 do të vendoset me ekipeve të Golden State Warriors dhe Boston Celtics. Ky i fundit ka faktorin fushë në favor, pasi do të luajë në fushën e saj 4 nga 7 takimet e planifikuara.

Duke nisur nga e para, që zhvillohet më 2 qershor, dy skuadrat janë në skajet e Amerikës, Boston në Atlanik dhe Golden State në Paqësor. Distanca mes dy qyteteve është 4300 kilometra, një rrugë shumë e gjatë që dy skuadrat do të përshkojnë disa herë gjatë dy javëve vë vijim për të bërë të tyre titullin kampion.

Golden State shkoi i pari në finale, duke u shpallur kampion në Konferencën e Perëndimit. Pak ditë më vonë, një biletë për në “The finals” siguroi edhe Boston, që siguroi titullin kampion në Lindje. Për Celtics ky është një rikthim në finale pas 12 vitesh (hera e fundit në vitin 2010).

Boston është një skuadër me disa talente, që nuk kanë shumë përvojë në ndeshje të tilla, ndaj synojnë të shkruajnë historinë. Disi më favorit shihet ekipi i Warriors, që luan finalen e gjashtë në 8 vitet e fundit. Një ekip disi më i kolauduar me të tilla ndeshje, me Curry, Thompson e Green gati për të ngritur një tjetër titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon