01.06.2022 - 17:08
Akordi ishte arritur prej kohësh, por vetëm sot klubi i Tiranës zyrtarizoi rinovimin me trajnerin Orges Shehi. Në një postim në rrjetet sociale, klubi bardheblu shkruan:
“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit.
Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të pankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Menaxheri i suksesshëm
Partizani zyrtarizon drejtorin e ri sportiv
Përfiton edhe 450 mijë euro
Vllaznia rrëmben Kupën dhe futet në Evropë
Në fund plas grushti