MENU
klinika

Krisje në çift?

Çfarë po ndodh mes Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?

02.06.2022 - 08:47

Duket sikur gjërat nuk po shkojnë aq mirë në fejesën e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. Burimet e afërta po flasin për marrëdhënien e çiftit dhe duket sikur ata kanë po përballen me një listë problemesh!

Sipas tyre, aktorja 36-vjeçare është e lodhur nga i fejuari i saj që “duket si një fëmijë i rritur” dhe bëhet xheloz kur ajo flet me burra të tjerë. Ata kaluan mirë në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dhe dukeshin super të lezetshëm. Por miqtë janë të shqetësuar se kjo mund të jetë në sipërfaqe, pasi ata janë grindur shumë.

Është e vështirë të thuhet me siguri nëse është një grindje kalimtare apo diçka më shumë, por një gjë duket mjaft e qartë- faza e muajit të mjaltit ka mbaruar.

“Ata patën një marrëdhënie të mrekullueshme për vitin e parë, por tani Megan shpesh ndjen se ka të bëjë me një fëmijë të rritur. Ai gjithashtu mund të jetë i prirur për xhelozi”.

Këto lajme vijnë pak ditë pas thashethemeve se Megan është shtatzënë me fëmijën e MGK. Në mes të majit, muzikanti ndezi spekulime për shtatzëninë kur i kushtoi një këngë në “Billboard Music Awards”, partneres së tij dhe “fëmijës së tyre të palindur”. Ndërsa disa besonin se kjo ishte në lidhje me një abort të mundshëm, të tjerë besonin se ishte një njoftim shtatzënie.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure