MENU
klinika

Ribashkimi me Donaldin

Bora Zemani iu përgjigjet komenteve negative

03.06.2022 - 09:42

Jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë.

Dyshja u arratis drejt shtetit fqinj ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

Në postimin e fundit që Bora ndau në Instagram njerëzit shpërthyen në komente negative. Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në TikTok ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se: “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur atëherë mos thuaj gjë fare.”

Mesazhi dukshëm është për kritikuesit dhe ndjekësit e saj e kanë kuptuar këtë gjë. Disa i shkruajnë që mos të ndikohen nga ta: “Askush mos të shaj Borën se është inspirim.” “Mos shiko çfarë thonë njerëzit, jeto jetën si të duash.” “Nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe të përmendin ty për pak famë”. “Po të plas ty se çfarë thonë. Qentë le të lehin, karvani ecën para.

Të tjerë nuk e fshehin zhgënjimin: “Vajzë, ti na zhgënjeve”. “Nëse ti nuk mund të thuash asgjë të vërtetë por vetëm gënjeshtra, atëherë mos thuaj gjë fare”.

Ndërkohë, Bora ka fshirë edhe postimin e shumëkomentuar sikurse mund të shihni.

Shumë njerëz i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje. Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë. Ja disa nga komentet:

“Realisht të kam mbështetur dhe te dija më të fortë në karakter, dhe jo aq mendjelehte sa të luaj me ty sa herë t’i dojë qejfi atij. Bile tradhtia publike meritonte pak më shumë të reflektoje se je 30 jo 20.”

“E ke dh* gjithë punën nëse i ke dhënë mundësi tjetër. Nuk e meriton se të uli në sy të të gjithëve. Imagjino çfarë bën fshehurazi servili. Nuk ka fytyrë ai, ti meriton më shumë.”

“Vazhdo kështu vetëm të lutem mos e fal tradhtinë sepse ai idiot nuk të meriton ty as Trixën sepse të dyjave ju premtoi, të dyjave ju tradhtoi, idioti. Unë besoj në ty e di se ti nuk je një femër e ultë, edhe nuk je pa karakter me i dhënë mundësi atij idiot edhe bëhu e sinqertë tregoju njerëzve që nuk je me të. Mos i ul vetes vlerat, as karakterin që ke, mendo për familjen tënde, djalin. Se ai tradhtar emër s’ka edhe mos të lutet me ty ai kur don tradhton kur do të afrohet. Mos e lejooooo se nuk je një femër pa karakter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Unë jam vetëm dhe ajo është vetëm”

Donaldi i bëri të gjithë lëmsh për marrëdhënien me Borën

Historia që duan të jetojnë të fshehur

Detajet e rikthimit të Bora Zemanit me Donald Veshajn


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure