Jose Mourinho i shprehu besnikëri Romës për të paktën edhe një vit, por oferta e fundit mund ta joshë shumë trajnerin portugez. PSG ka nisur nga puna për të përzgjedhur teknikun e ri të skuadrës, me largimin e Mauricio Pochettinos që duket një çështje e vulosur.
Në orët e fundit një lajm i bujshëm se Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ri i skuadrës duket se ka fituar terren. Sipas raportimeve nga e përditshmja angleze, “Telegraph”, drejtuesit e parizienëve duket se kanë kontaktuar portugezin për ta bindur.
Pritet që trajneri kampion i parë Conference League të bëhet trajneri i skuadrës duke i ofruar dorë të lirë në merkato për të zgjedhur futbollistët që do të transferohen, si dhe një pagë prej 20 milionë euro në sezon.