Rafael Nadal vijon të shkruajë historinë e tenisit, duke fituar sot për të 14-n herë në histori grand slam e Roland Garros. Tenisti spanjoll (numri 3 në botë) mundi në finalen e Parisit 3-0 norvegjezin Casper Ruud (numri 8 në botë), duke korur gjithashtu suksesin e 22-të në një grand slam.
Shifra të frikshme, që askush nuk i ka arritur më parë, që e bëjnë tenistin spanjoll një legjendë të këtij sporti. Ky është grand slam i dytë fituar këtë vit nga Nadal, që më herët ka fituar edhe Australian Open.
As dëmtimi në këmbë që e përndjek prej kohësh nuk e ka ndalur tenistin spanjoll të fitojë në këtë finale, në atë që konsiderohet “shtëpia” e tij. Ai e dominoi ndeshjen në të trija setet (6-3, 6-3, 6-0), duke mos i dhënë asnjë shans Ruud të shijojë daljen e parë në finalen e një turneu të madh. Aq më tepër në Roland Garros.
Victory belongs to the most tenacious 🏆#RolandGarros pic.twitter.com/HveldTMGf8
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 5, 2022
Pas një seti të parë të dominuar totalisht, Nadal arrin të bëjë mrekullinë në setin e dytë. Nga disavantazhi 1-3, ai arrin të fitojë 5 “game” me radhë, duke përmbysur shifrat e fituar setin e dytë. I karikuar, spanjolli dominon në sipërfaqen e tij të preferuar, duke mos i lënë asnjë “game” norvegjezit në setin e tretë.