MENU
klinika

Pjesë e “Draft”

Djali i legjendës së basketbollit kërkon NBA

07.06.2022 - 12:41

Shareef O’Neal, djali i legjendës Shaquille O’Neal do të jetë pjesë e “Draft” që do të zhvillohet më 23 qershor. Basketbollisti 22-vjeçar, që deri më tani ka luajtur në kolegjet amerikane, do të ketë mundësinë të zgjidhet nga një prej 30 skuadrave të NBA-së.

Gjithsesi, ai është një nga lojtarët e shumtë që synojnë fatin e tyre në NBA dhe asgjë nuk është e sigurt për të. Karriera e tij në kolegje nuk ka qenë shumë e mirë, kushtëzuar më së shumti nga dëmtimet. Gjithsesi, trashëgimia gjenetike mund të jetë një shans i mirë për të.

Gjatë kësaj periudhe, ai do të ketë mundësi të stërvitet me disa prej skuadrave, me të cilët ai ka një program të detajuar. Ndërkohë që, në maj të këtij viti, mori pjesë në G League Elite Camp, ku kishte një mesatare prej 8 pikësh dhe 6 rebound për ndeshje.

Në kolegje, ai ka luajtur me Arizona dhe më pas me UCLA. Disa probleme kardiovaskulare e ndalën rrugëtimin dhe më pas u rikthye në Dreë League. Më pas shkon në Universitetin e Luisiana (skuadra LSU), aty ku kishte luajtur edhe babai i tij. Nuk ka shkëlqyer shumë, por ai do të provojë shansin e tij në “draft”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon