Fabrizio Miccoli ka lënë burgun. Ish-zëvendës trajneri i Dinamos në Kategorinë e Parë dhe ish-sulmuesi lojtari i njohur italian, që ka luajtur me kombëtaren axurre dhe Juventus, ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë, por gjykata vendosi t’i jepte lirinë me kusht në një periudhë prove.
Miccoli u akuzua për lidhje me mafien italiane, ndërsa thuhet se ka përdorur dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme për marrjen e 12 mijë eurove nga një ish-pronar i një diskoteke.
Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Palermos, nga viti 2007 deri në vitin 2013. Me një postim në rrjetet sociale, ai vendos në peshore gjithçka, përfshi këtu pendimet, gabimet dhe gjëra nuk do donte t’i bënte kurrë.
POSTIMI I MICCOLIT
“Dymbëdhjetë vite më parë kam bërë një gabim të madh. Një nga ata që të ndryshojnë jetën. Kisha gjithçka, isha kapiteni i Palermos, bëja punën që kisha ëndërruar gjithmonë të bëja, që kur isha fëmijë dhe njerëzit e Palermos më bënin të ndjehesha si në shtëpi.
Në këto 12 vite të gjata kam preferuar gjithmonë heshtjen. Kam lexuar nga të gjitha gjërat por nuk kam replikuar kurrë. Kur je një futbollist i SeriE A ka shumë vëmendje. Shumë persona duan një pjesë tënden. Shumë të njohin, por ti nuk njeh asnjë, nuk e di kujt mund t’i besosh.
Në realitet kam bërë më shumë se një gabim. Gabimi i parë i madh ishte ai që u tregova i gatshëm me të gjithë. Kush ka jetuar në ato vite në Palermo, e di këtë. Gabimi i dytë ishte ai që përdora fjalë të gabuara, fjalë që nuk i mendoja dhe që nuk do t’i mendoj kurrë. Shpesh, kur je në majë, ndjehesh i pathyeshëm…por në fakt je vetëm njerëzor.
View this post on Instagram
Kam kërkuar ndjesë shumë kohë më parë për ato fjalë dhe e bëj përsëri. Vitin e kaluar erdhi ndëshkimi, dënim që nuk e ndaj, pasi ndjehesha larg nga ajo botë, por dënim që e kam respektuar duke u prezantuar në mënyrë spontane para një burgu të sigurisë të lartë të nesërmen, gjithmonë për zgjedhje timen, për të vuajtur dënimin tim.
Një ditë aty brenda duket e pafundme, 6/7 muaj. Një përjetësi. Dënimin më të rëndë e a kam kaluar në këto 12 vite, çdo ditë, duke e parë veten përkrah diçkaje që nuk jam e nuk më përket. Disa javë më parë u ktheva në liri.
Nuk kërkoj që të më kuptoni, nuk kërkoj që të harrohet ajo që ka ndodhur, nuk është kjo ajo që dua të arrij me këtë letër të hapur. Dua vetëm që pas 12 vitesh të gjata, të qartësoj pozitën time, të them versionin tim, në vend që ta dëgjoni nga të tjerë”.