10.06.2022 - 17:40
Shqipëria do të presë Izraelin në orën 20.45 në Air Albania, në kuadër të Nations League. Pas atij barazimi në Rejkjavik të Islandës, synimi i kuqezinjve janë 3 pikët e para të grupit.
Mbështetja për të besuarit e Edy Rejas nuk do mungojë. Tifozët kanë filluar të grumbullohen, edhe pse jemi disa orë përpara fillimit të takimit. Këngë, valle, dëfrim dhe kërcim.
Kjo është ajo që shikojmë nga lojtari i 12-të rrugëve të Tiranës dhe një atmosferë e tillë pritet të jetë në Air Albania, në shkallët e stadiumit. Si gjithmonë, edhe këtë herë, përkrahja ndaj Kombëtares do jetë në maksimum, për t’i dhënë një shtysë së madhe ekipit për fitore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
I përfundon kontrata në nëntor
Fitorja me Izraelin vlen shumë për fatet e Rejës
Zyrtarizimi çwshtje orësh
Arrihet akordi, Strakosha kalon në Premier League
Ndeshja kundër Izraelit