MENU
klinika

Ndeshja me Izraelin në “Air Albania”

Tifozët ndezin stadiumin, VAR na mohon dy penallti

10.06.2022 - 21:30

Entuziazëm dhe koreografi e jashtëzakonshme e tifozërisë kuqezi në shkallët e “Air Albania”, teksa luhet dueli me Izraelin, i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Rreth 17 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium.

Teksa po ekzekutohej himni i Shqipërisë, tifozët “Kuq e Zi”, hapën në tribunën e tyre një banderolës ku në një televizor, shfaqej harta e Shqipërisë së madhe, teksa brenda tij shkruhej “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”. Ndërkohë sipër banderolës së madhe, u shfaq një tjetër banderolë ku shkruhej “Besa, Besë, Besën ta kam dhënë”.

Ndeshja nisi u detyrua të startonte me disa minuta vonesë. Arsyeja ishte për shkak se një pjesë e tifozëve të Kombëtares hodhën disa letra në fushë. Pas 5 minutash, ndeshja filloi normalisht.

Miqtë u shfaqën rrezikshëm në fillim, por më pas kuqezinjtë morën frenat e lojës në dorë dhe nisën të ushtronin presion. Në minutën e 20-të, Uzuni është penguar në zonë, por nuk ka penallti. VAR nuk e konsideron të tillë. Më pas, ka 11 metërsh pas një prekje me dorë në aksionin në vijim. Broja bëhet gati të gjuajë, arbitri shkon te monitor i VAR dhe nuk ka penallti.

Në minutën e 27-të tjetër aksion i mirë i tanëve, por nuk ishte e thënë që topi të hynte në portë. Megjithatë, edhe izraelitët dalin në një një aksion dhe për pak na ndëshkojnë në minutën e 30-të. Portieri mik më pas i mohon një gol Armando Brojës. Pesë goditje nga këndi për kuqezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I përfundon kontrata në nëntor

Fitorja me Izraelin vlen shumë për fatet e Rejës


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon