MENU
klinika

Komenti i Supersport

Ndeshjet e qershorit, ëndrra verore për Kombëtaren

11.06.2022 - 18:34

Në një mbrëmje qershori, ka përfunduar dhe ëndrra e një nate vere kuqezi. E tillë ka rezultuar ambicia për kreun e Grupit në Nations League. Më shumë se sa shiu i lehtë, ka menduar Izraeli për një dush realiteti.

Llogaritë në dorë, me vetëm 1 pikë në 2 ndeshje, do të duhej një mrekulli në shtator me 6 pikë të plota , dhe prapë Shqipëria nuk është zonjë e fatit të saj, të paktën për këtë mision.

Është bilanci i shpejtë pas një disfate 2-1, të pësuar me përmbysje dhe mbi të gjitha me shumë pengje në të gjitha fazat e lojës, mbrojtjen që çuditërisht pëson dhe ku shohim lojtarë të niveleve të larta, që luajnë aty ku mbrojtja është art, në Itali, që gabojnë, ndërsa edhe sulmi çalon, pa mundur të jetë funksional ashtu siç duhet.

Ajo ndaj Izraelit në fakt ishte gara që pasqyroi Shqipëri me dy fytyra. E bukur ajo e pjesës së parë, me iniciativa, lojë solide dhe një Broja që jep shkëndijat e një fenomeni për të ndezur Air Albania me sprinte e kalime, e shpërfytyruar ajo e pjesës së dytë, ku përtej pësimit të golave, apo momenteve të çoroditjes, më të sikletshme ishin minutat e shtesës, me një kaos total dhe Shqipërinë që thuajse nuk ishte në fushë, një skuadër praktikisht e dorëzuar.

Në total janë dy sfida brenda pak ditësh, barazimi me Islandën dhe disfata me Izraelin. Reja ka ndryshuar interpretues por jo skemë, pa dhënë rezultat. Përtej diskutimeve tekniko-taktike që janë më profesionale nga ata që janë më kompetente, trajnerë apo ish trajnerë, e sigurt është se në këto dy sfida Shqipëria ka bërë një hap pas.

Në lidhje me mundësitë reale, apo ambiciet që të gjithë kishin para nisjes së kësaj fushate kjo mbetet për tu parë, por gjithsesi, emrat dhe lojtarët në dispozicion thonë se mundësitë janë, loja e shprehur në fushë jo. Ndoshta është sindroma e qershorit, historikisht nuk kemi bërë paraqitje ekzaltuese në këtë periudhë, edhe kur bëhej fjalë për miqësore, ndoshta me shumë mundësi Reja duhet të ndryshojë plan.

Sa për miqësoret, për ata që kanë harruar, këtë të hënë luajmë ndaj Estonisë. Një test i vështirë për momentin dhe psikologjinë që gjen kombëtaren, por pikërisht për këtë arsye, edhe pse miqësore, gjetja e një buzëqeshjeje është edhe më e rëndësishme për tu rikthyer me pak më shumë pozitivitet në shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte thirrje edhe për UÇK-në”

Tërbohen serbët: U reklamua në stadium Shqipëria e Madhe


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon