MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Kombëtarja humb në Rumani, eliminohet nga setavarazhi

12.06.2022 - 18:50

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj është mundur sot pasdite 3-0 nga Rumania në ndeshjen e fundit të Grupit B, e vlefshme për Ligën e Argjendtë (25-28, 25-19, 25-22 rezultati i tre seteve).

Ndeshja e luajtur në Galati të Rumanisë është dominuar nga kombëtarja vendase, që siguron vendin e parë në grup. Ndërsa për Shqipërinë kjo humbje ishte shumë e rëndë, jo vetëm në shifra por edhe për faktin se eliminon kuqezinjtë nga gara për titull.

Kombëtarja shqiptare zbret në vendin e tretë, duke u eliminuar. Në vendin e dytë u ngjit Maqedonia e Veriut, që fitoi 3-0 në Bosnjë dhe falë setavarazhit më të mirë kualifikohet në “final four”. Një fat i keq për kuqzinjtë, që e mbyllën renditjen në kuotën e 10 pikëve, po aq sa fqinjët maqedonas, të cilët i mposhtëm dy herë, në Tiranë e shkup.

Por setavarazhi: 12-11 për Shqipërinë dhe 13-10 për Maqedoninë kualifikon këta të fundit dhe eliminon Shqipërinë, që arriti në fazën e grupeve 3 fitore e 3 humbje (e fundit u rendit Bosnja).

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon