MENU
klinika

Ra në sy ndaj Islandës e Izraelit

Kuqeziu i vetëm që shkëlqeu, e duan 3 klube në La Liga

12.06.2022 - 21:20

Që Kombëtarja është një trampolinë e mirë për futbollistët, mjafton të shohim se kanë mjaftuar 2 ndeshje të mira dhe menjëherë drejt tij të vijnë oferta.

Fjala është për Ivan Balliun, që realizoi një sezon fanatik me Real Vallecanon në kampionatin spanjoll dhe shkëlqeu edhe ndaj Islandës dhe Izraelit në dy ndeshjet me Kombëtaren. Dhe së fundmi ka zgjuar interesin e 3 klubeve të rëndësishme.

Betis, Espanyol dhe Villarreal, janë 3 skuadrat e tjera të La Liga-s, që janë futur në gare për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. 30-vjeçari është një garanci për krahun e djathtë, qoftë si mbrojtës, por edhe në linjën me 5 mesfushorë.

Balliu u aktivizua 35 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku shënoi 1 gol dhe regjistroi 2 asiste në elitën e futbollit spanjoll. Kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlen 2 milionë euro. Me fanellën e Kombëtares shqiptare 30-vjeçari është aktivizuar në 6 takime.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon