MENU
klinika

Nëshkruhet marrëveshja

168 milionë euro nga Gjermania

23.11.2018 - 13:47

Shqipëri dhe Gjermani nënshkruan të enjten protokollin mbi Bashkëpunimin për Zhvillim. Kjo marrëveshje do t’i sjellë Shqipërisë 168 milionë euro financime nga qeveria gjermane.

Protokolli përmbledh angazhime financimi të qeverisë gjermane në formën e bashkëpunimit financiar (hua dhe grante nga KfW) si dhe bashkëpunimi teknik (GIZ) në një total prej rreth 168.4 milionë Euro ku 147.9 milionë Euro janë bashkëpunim financiar ndërsa 20.5 milionë euro bashkëpunim teknik, të alokuara në fushat e energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe furnizimit me ujë/ kanalizime/ mbetje të ngurta.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj theksoi faktin se ky vit shënon 30 vjetorin e partneritetit dhe bashkëpunimit të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në këto 30 vite, me më shumë se një miliard euro, si në mënyrë direkte, ashtu edhe indirekte.

“Përkushtimi i qeverisë së Republikës Federale Gjermane me shumën e ngazhuar prej 168.4 milionë euro do të jetë thelbësor në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar, drejt arritjes së synimit tonë përfundimtar dhe aspiratën e anëtarësimit në BE”, u shpreh Ministri Ahmetaj.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, znj. Sussane Schütz shprehu kënaqësinë e saj që bisedimet qeveritare për bashkëpunimin në dy vitet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë u përmbyllën me sukses.

Ajo theksoi se “shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Në 30 vitet e fundit ne kemi qëndruar vazhdimisht në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të mbetemi një partner i besueshëm i saj. Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde financiare të shumta dhe ekspertizë profesionale, por ne jemi gjithashtu edhe një konsulent kritik.  Kështu ne e inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e nisur të reformave, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” tha ajo.

Nga ana e tij, kreu i delegacionit të qeverisë federale Gjermane, Dirk Schattschneider, tha se ky vit jubilar i 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim ka shënuar një shifër rekord të premtimeve financiare prej gati 170 milionë euro, duke shtuar gjithashtu se krahas kësaj KFW lëvron për Ministrinë e Financave në Shqipëri një kredi në vlerën e 100 milionë euro përmes të cilave do të reformohet rrënjësisht sektori i energjisë, sikurse dhe do të përmirësohet furnizimi me ujë i mbarë popullsisë.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!